Shqipëria humb edhe nga Hungaria

Pas humbjes nga Rumania në javën e kaluar, Shqipëria pësoi disfatë edhe në miqësoren kundër Hungarisë. Skuadra e selektorit Gianni de Biasi u mund me rezultat 1:0.

Sport

04/06/2014 23:21

Shqipëria regjistroi një tjetër humbje. Kuqezinjtë, pas humbjes nga Rumania në javën e kaluar, u mposhtën sonte edhe nga Hungaria me rezultat identik 1:0.

Në një ballafaqim kryesisht të qetë, Shqipëria në minutat e fundit (82) kur Tamas Priskin shënoi nga penalltia – mjaft e dyshimtë – duke mposhtur portierin Etrit Berisha.

De Biasi bëri ndryshime në formacion, mirëpo njësoj si me Rumaninë, as sonte ato nuk sollën fryt dhe skuadra pësoi një tjetër humbje, që nëse asgjë tjetër do të ndikojë negativisht në qëndrimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.