Shqipëria dhe Maqedonia me pikë të përbashkët doganore

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka pritur në një takim homologun e tij maqedonas Talat Xhaferi.

Lajme

20/12/2017 15:27

Nga ky takim kanë dalë me një sërë marrëveshjesh, duke filluar që nga hapja e një pike kufitare  të përbashkët  doganore, rivënien në punë të linjës sw trageteve, Vlorë-Shën Naum –Pogradec si dhe për lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve mes dy vendeve.

Kryeparlamentari Ruçi tha se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë Maqedoninë në rrugën e integrimit euroatlantik.

“ Është rikonfirmuar angazhimi për të forcuar marrëdhënien dy palëshe. Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizat Euroatlnatike. Konfirmova se Shqipëria dotë vazhdojë të mbështesë integrimin Euroatlantik të Maqedonisë. Ramë dakort për adresimin e ujrave, rishikimin e ujrave kufitare, lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve si dhe ramë dakort që pika kufitare doganore e Qafë Thanës të jetë pikë e përbashket doganore kufitare. Gjithashtu ramë dakort për rihapjen e linjës së trageteve Vlorë- Shën Naum – Pogradec”, ka deklaruar Ruçi.

Edhe kreu i Parlamentit maqedonas Taulat Xhaferi ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.