Shqipëri – Zvicër, çmime marramendëse të biletave

Një javë para ndeshjes së parë të Shqipërisë në finalet e një kampionati evropian, çmimi i biletave ka kapur rekorde historike për një ndeshje po ashtu “historike” të Kombëtares shqiptare.

Sport

05/06/2016 10:28

Në ditën e parë të lançimit të biletave më e lira kushtonte 25 euro në kategorinë 3 (pas portave) ndërsa sot ka mbetur vetëm një kategori ku mund të blesh bileta online ku çmimet variojnë nga 380 dollarë në 579 dollarë amerikanë.

Gjithsej në këto momente janë vetëm 53 bileta të disponueshme për ndeshjen Shqipëri Zvicër që do të zhvillohet në orën 15.00 të datës 11 qershor 2016 në Lens të Francës, por numri pakësohet pas çdo momenti, shkruajnë mediat shqiptare.

Shqipëria ndodhet në grupin A së bashku me Francën, Rumaninë e Zvicrën. Padyshim se ndaj Zvicrës do të jetë sfida me emocionuese dhe e rëndësishme në Euro 2016, kur gjashtë shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën përballen kundër Kombëtares shqiptare.

Moment më i veçantë dhe paksa i sikletshëm, do të jetë për granit Xhakën e Taulant Xhakën, të cilët përfaqësojnë njëri Zvicrën tjetri Shqipërinë.

Albania vs Switzerland – UEFA Euro 2016

Kategoria 1 — 18 bileta

Kategoria 2— 4 bileta

Kategoria 3 — 31 bileta

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.