Shpezët s’ia dalin dot në “luftë” me të ftohtin (Foto)
Edhe pse nuk ka shumë specie shpezësh nëpër qytetet e Kosovës, edhe ato që janë më të shpeshta, sorra e kumria, nuk po arrijnë t'i mbijetojnë mungesës së ushqimit, dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit.
Lajme
Kohëve të fundit, me t’u ulur temperaturat, një mori shpezësh, më së shumti zogj por edhe specie tjera nuk po gjejnë “bukën e gojës”, por edhe s’po mund të ndërtojnë një fole nga të ftohtit për të mbijetuar.
Një dukuri e tillë ka ndodhur gjithherë por me intensitet më të ulët. Edhe pse nuk ka shifra as detaje që tregojnë numër për ngordhjen e tyre, shpesh qytetarët hasin në shpezë të ngordhura në rrugë, ose siç është rasti në lum të Prizrenit, raporton lajmi.net.
Duhet cekur se një gjë e tillë po ndodhë në kohën kur të mbeturat e ushqimit njerëzor po mbështillen me qese dhe po hidhen në kontenjer, si njëra nga rrugët më të shpeshta ushqyese të këtyre shpezëve. (lajmi.net)