Shpërthim tek shtëpia e asistentit të Izmir Zeqirit, Policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur dje tek shtëpia e asistentit të kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh sot ka dhënë detaje në lidhje me rastin. Nga mjeti shpërthyes i hedhur në oborrin e një shtëpie, janë dëmtuar një veturë dhe dy xhama të shtëpisë. Rasti po hetohet nga Policia…

Lajme

05/09/2024 09:23

Një shpërthim ka ndodhur dje tek shtëpia e asistentit të kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh sot ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

Nga mjeti shpërthyes i hedhur në oborrin e një shtëpie, janë dëmtuar një veturë dhe dy xhama të shtëpisë.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Zubin Potok / 04.09.2024 – 02:40. Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie me ç’rast është dëmtuar një veturë dhe dy xhama të shtëpisë. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Lajmi.net/