Shpërthen zjarri në një restorant, dy të lënduar
Dy persona kanë marrë lëndime pas shpërthimit të një zjarri në një restorant në Ferizaj
Lajme
Një femër dhe një mashkull, derisa ishin duke punuar në një restorant, ka pas rrjedhje të vajit me ç’rast ka shpërthyer zjarri.
Viktimat janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor, njofton PK, përcjell lajmi.net.
“Një femër dhe një mashkull K/Shqiptar, derisa ishin duke punuar në një restorant, ka pas rrjedhje të vajit me ç’rast ka shpërthyer zjarri. Derisa viktimat po tentonin ta shuajnë zjarrin me ujë, masa e zjarrit është rritur dhe dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor. Me rastin janë njoftuar inspektorët komunal dhe rasti mbetet nën hetime”. /Lajmi.net/