Shpenzimet e skuadrave të Premierligës pesë vitet e fundit, prin Man City
Liverpooli është shumë afër fitimit të titullit të parë në Premier Ligë pas 30 vitesh.

Sport
Ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp i duhen edhe gjashtë pikë apo thënë ndryshe dy fitore nga 9 javët e fundit për ta sjellë titullin në “Anfield për herë të parë që nga sezoni 1989/1990.
Përveç performancave fantastike, ajo çfarë e bën edhe më impresive titullin e Liverpoolit është fakti se shpenzimet e Kloppit janë shumë më të ulta se të ekipeve të tjera.
Sipas “Transfermarkt”, Liverpool ka shpenzuar vetëm 107 milionë funta më shumë sesa që ka fituar nga shitja e lojtarëve gjatë 5 viteve të fundit.
“The Reds” gjenden në pozitën e 14-të, me listës që i prijnë ekipet nga qyteti i Manchesterit.
Manchester City i Pep Guardioles gjendet në vendin e parë, ku gjatë 5 viteve të fundit kanë shpenzuar 602 milionë funta më shumë sesa që kanë inkasuar nga shitja e lojtarëve.
Vendi i dytë mbahet nga rivalët e qytetit me “Djajt e kuq”, të cilit kanë shpenzuar hiç më pak se 484 milionë funta për blerjen e lojtarëve, të cilët jo gjithmonë kanë pasur sukses.