Shpejtim Bulliqi, ka vazhduar frazën e përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje, ‘Ta heq kapelën’

Ai në emisionin ‘Prime Time’ iu drejtua Shemsi Jasharit nga organizata ‘Demokaracia fillon këtu’ se nëse e gjen një rast të korruptimit nga kryetari tek portieri në komunën e Podujevës, ta heq kapelën, pasi ky i fundit e akuzoi për keqpërdorim në ndarjen e lopëve nga komuna.

Lajme

02/09/2021 21:40

“Si zyrtar i shoqërisë civile ma thuaj 1 cent që është korruptu ndonjëri prej zyrtarëve, 10 cent që është korruptuar ndonjëri nga zyrtarët në administratën komunal, nisur nga kryetari tek poriteri, unë të them se ti ke të drejt dhe ta heq kapelën”, iu drejtua Bulliqi – Jasharit.

Tutje drejtori i Organizatës ‘Demokracia fillon këtu’ akuzoi Bulliqin për ndrrimin e tre drejtorëve, dhe ndërtimet pa leje.

“Telashe me drejtor sa ka pas qeverisja Bulliqi nuk ka pas asnjë qeverisje prej pasluftës në komunën e Podujevës, i ke ndërruar tre drejtorë, në kohë pandemie e ke ndërruar drejtori e shëndetësisë, ndërtimet pa leje i ki ka lulëzojnë në komunën e Podujevës”, tha Jashari.