Shoferi i instalon zinxhirë makinës në vend të gomave, e teston në një zonë malore
Një pronar ka vendosur t'i japë një pamje të veçantë modelit të modifikuar Tesla Model 3.
Auto & Tek
Ndonëse shumica e shoferëve vendosin zinxhirë të gomave gjatë stinës së dimrit kur rrugët bëhen të rrëshqitshme, një pronar i një makinës Tesla Model 3 ka instaluar zinxhirë për borë në vend gomash, transmeton lajmi.net.
Madje, për ta testuar efikasitetin e zinxhirëve, Michael, pronari i makinës, e ka lëshuar veturën për vozitje në një terren malor.
Pamjet e ngjarjes janë kapur në kamera, e më pas janë ngarkuar në platformën e videove ‘Youtube’. Videoja ka marrë qindra mijë klikime.
Manovrat që arrin t’i realizojë Michael janë të mrekullueshme, duke pasur parasysh se Tesla peshon rreth 1,800 kg. /Lajmi.net/