Shkencëtari 98-vjeçar dhe gruaja e tij, 85-vjeçare, shërohen nga koronavirusi

Një shkencëtar 98-vjeçar dhe gruaja e tij 85-vjeçare, të dy nga Kina, janë rikuperuar nga koronavirusi i ri në të njëjtën ditë, pasi u mjekuan për 18 ditë.

Fun

12/03/2020 17:26

Ata do të largohen këtë të shtunë nga Spitali i Dytë me Filialin në Universitetin Zhejiang në qytetin lindor kinez Hangzhou, sipas medieve shtetërore kineze, transmeton lajmi.net.

Shkencëtari, Han Tianqi, ka qenë një astronom i mirënjohur për 63 vite.

Han dhe gruaja e tij u diagnostikuan me sëmundjen vdekjeprurëse në mes të shkurtit dhe u transferuan në spitalin krahinor në 24 shkurt pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar.

Ata u dërguan direkt në Njësitë e Kujdesit Intensiv pasi çifti ishte në gjendje kritike.

Të dy kishin pasur edhe komplikime të tjera shëndetësore, i kishin thënë zëdhënës të spitalit shtypit.

Shkencëtarët besojnë se trajtimi që po funksionon, teorikisht, është vendosja e proteinave të marra nga pacientët e rikuperuar nga koronavirusi tek ata që ende përballen me të. /Lajmi.net/