Shitësi i supermarketit i merr armën grabitësit nga dora teksa ai merrte paratë
Një shitës i një supermarketi ka bërë një veprim të guximshëm, duke ia marrë armën nga dora një grabitësi që ishte futur në dyqan për të vjedhur.
Fun
Vijayakumar Gowsikan, shitësi i cili mësohet të jetë edhe pronari i marketit, mori armën e zjarrit nga xhepi i grabitësit në momentin që ky i fundit po merrte paratë te kasa, transmeton lajmi.net.
Disa momente më vonë, grabitësi u kthye në dyqan me thikë, por z. Gowsikan arriti të mbrojë dyqanin e tij duke hedhur shishe ndaj autorit të krimit, i cili më pas shpëtoi, shkruan BBC.
“Unë nuk e di se mi erdhi të veproja, thjesht e bëra atë,” tha Gowsikan.
Nga pamjet e sigurisë shikohet se është dhe një person tjetër i cili ndihmoin grabitësin. /Lajmi.net/