Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Inter – Juventus, pritet spektakël

15:51 | 22 Tetor 2021

Të dielën zhvillohet derbi i madh i Italisë.

Interi do të jetë nikoqirë i Juventusit të dielën nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Siç dihet në Itali lejohen maksimumi 75% e kapacitetit të stadiumeve, andaj për këtë ndeshje tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Rreth 57 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në dielën mbrëma, ndërsa janë arkëtuar rreth pesë milionë euro nga shitja e biletave.

Shkaku i rregullave të pandemisë COVID-19, tifozët duhet të kenë me vete dëshminë e vaksinimit, apo testin negativ jo të më të vjetër se 48 orë për të hyrë në stadim.

Në fushën e gjelbërt pritet spektakël që dhurojnë këto dy skuadra sa herë që përballen mes vete.

Pas tetë ndeshjeve të para Interi zë vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Juventusi është e shtata me 14 pikë. /Lajmi.net/