Ambasada amerikane: Heqja e tarifave për mallrat amerikane forcon partneritetin ekonomik mes SHBA-së dhe Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, mori pjesë në pritjen e Çmimit të Partneritetit SHBA–Kosovë, ku u vlerësua kontributi i anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy vendeve. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Prattipati përshëndeti vendimin…

Lajme

08/07/2026 14:07

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, mori pjesë në pritjen e Çmimit të Partneritetit SHBA–Kosovë, ku u vlerësua kontributi i anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Prattipati përshëndeti vendimin e Kosovës për eliminimin e tarifave doganore për mallrat amerikane, duke e cilësuar atë si një hap që kontribuon në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Në fjalën e saj, ajo gjithashtu bëri thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se një veprim i tillë do të ndihmonte në krijimin e kushteve për investime të reja amerikane në vend.

Ambasada amerikane theksoi se partneriteti ekonomik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës mbetet një element i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. /Lajmi.net/