Gjyqtari Naim Rekaliu caktohet U.D i Gjyqtarit Mbikëqyrës në Degën në Vushtrri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se gjyqtari Naim Rekaliu është caktuar ushtrues detyre i Gjyqtarit Mbikëqyrës në Degën në Vushtrri Këtë vendim e ka marrë U.D Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi. “Ky caktim është bërë pas dorëheqjes së gjyqtarit Agron Maxhuni nga pozita e Gjyqtarit Mbikëqyrës në Degën në Vushtrri, për…

Lajme

08/07/2026 14:13

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se gjyqtari Naim Rekaliu është caktuar ushtrues detyre i Gjyqtarit Mbikëqyrës në Degën në Vushtrri

Këtë vendim e ka marrë U.D Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi.

“Ky caktim është bërë pas dorëheqjes së gjyqtarit Agron Maxhuni nga pozita e Gjyqtarit Mbikëqyrës në Degën në Vushtrri, për shkak të përzgjedhjes së tij si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqtari Naim Rekaliu do ta ushtrojë detyrën e Gjyqtarit Mbikëqyrës deri në përzgjedhjen e gjyqtarit mbikëqyrës për këtë degë ose deri në nxjerrjen e një vendimi apo njoftimi tjetër”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: