Shikoni çfarë gjetën këto nëna në shishet e bebeve të tyre (FOTO)
Marie-Pier L’Hostie dhe Penny Powell nga Kanadaja, kanë shpërndarë këto dy poste në Facebook javën e kaluar duke i paralajmëruar prindërit për mykun që mund të krijohet në brendësi të shisheve me të cilat ushqejnë fëmijët.
Fun
“Shoku im Simon O’kanada pyeste veten pse djali i tij ishtë gjithmonë i sëmurë. Ai e theu pjesën e lartme kundër derdhjes së lëngut nga shishja e bebes “Tommee Tippee” dhe gjeti myk brenda pjesës ku vendoset goja e fëmijës. Nuk lahet dhe nuk mund te shihët përveç se nëse thehet. Ai e thirri kompaninë dhe gruaja në telefon qeshi me zë të lartë. Edhe disa nëna të tjera e kanë parë të njejtën gjë. Ju lutem kini kujdes! Edhe kur lahen në makinë të larjes, edhe me dorë, myku nuk hiqet,” shkruan L’Hostie, transmeton lajmi.net.
Këto poste janë të mbushura me komente të prindërve të shokuar, që gjenin të njejtën gjë në shishet e fëmijëve të tyre. Ekipi i Tommee Tippee-t u përgjigj gjithashtu me nje post në Facebook duke thënë se u vjen keq që disa njerëz nuk janë të kënaqur me produktin e tyre dhe po bëjnë të pamundurën ta përmirësojnë./lajmi.net