Shenoll Muharremi: Protestat “Jo në emrin tim” rrezikojnë të zbehen pa rezultate konkrete

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka kritikuar reagimin institucional pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, duke vlerësuar se protestat e organizuara me moton “Jo në emrin tim” deri më tani kanë prodhuar solidarizim të madh qytetar, por jo rezultate konkrete që, sipas tij, do të ndihmonin procesin në Hagë. Në një postim në rrjetet sociale,…

Lajme

25/09/2026 10:50

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka kritikuar reagimin institucional pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, duke vlerësuar se protestat e organizuara me moton “Jo në emrin tim” deri më tani kanë prodhuar solidarizim të madh qytetar, por jo rezultate konkrete që, sipas tij, do të ndihmonin procesin në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Muharremi shkruan se pjesëmarrja masive në protesta ka dëshmuar mbështetjen qytetare, por sipas tij, institucionet publike të Kosovës nuk kanë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm, raporton lajmi.net

Ai kritikon veçanërisht Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke pretenduar se nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete pas aktgjykimit.

Postimi i plotë:

Protestat po rrezikojnë të dështojnë pa arritur rezultate
Protestat “Jo në emrin tim” nuk është se kanë dhënë ndonjë rezultat konkret deri më tani për procesin e Hagës. Është arritur dhe treguar solidarizim i madh qytetar, ka pasur pjesëmarrje masive… të gjitha këto, po asgjë konkrete me peshë që ndihmon procesin në Hagë.
-Nuk janë vënë në lëvizje institucionet publike të Kosovës, të cilat ende po hezitojnë të bëjnë edhe një reagim më bazik, e ato duhet të bëjnë shumë.
-E tash, pas 9 ditësh, mundemi me thënë institucionet publike të drejtuara nga LVV, jo vetëm që nuk po lëzivin qëllimshëm, po edhe duket se po e sabotojnë reagimin shtetëror të Kosovës ndaj Akygjykimit të Hagës;
-Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende zyrtarisht. Asnjë institucion qeveritar nuk ka bërë ndonjë hap konkret; Ministria e Drejtësisë sillet si me qenë e Australisë, asnjë reagim të vetëm;
-Ministria e Jashtme nuk ka lëvizur fare me qenë aktive dhe agresive me diplomaci; asnjë takim serioz nuk ka ndodhur, asnjë letër nuk duket se ju është dërguar qendrave kryesore;
-Kuvendi ka filluar punën pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk e ka përfillur Aktgjykimin e 16 shtatorit. As propozimi rreth ligjit nuk është përfillur, asnjë përgjigje;
-Asnjë premtim konkret për rritje të fondeve për procesin e Apelit;
Në përgjithësi, këto protesta po rrezikojnë të dështojnë, nëse nuk arrijnë dicka më shumë sesa solidarizimi.
Kanë arritur kulmin e tyre këto ditë dhe, nëse diçka serioze nuk ndodh që e ndryshon situatën, protestat do të zbehen dhe do ta humbin efektin. Temat tjera të rëndësishme do e marrin primatin kryesor.
Në fund, rezultati, nëse nuk ndryshon diçka, do të jetë sikur me ato protestat e PDK-së para Qeverisë, që kishin për synim të mos lejonin një KM dhe ministra jo legjitimë (sipas Gjykatës Kushtetuese), por asnjëherë nuk e arritën efektin, për shkak se secilën ditë këta zyrtarë vazhduan ta kryenin punën e tyre./Lajmi.net/