Shengyl Ismaili: Pasi luajta rolin e ‘prostitutës’ në teatër, më kanë kërkuar në shtëpi publike
Shengyl Ismaili ka rrëfyer vështirësitë e të qenit aktore.
ShowBiz
Shengyl Ismaili ishte e ftuara në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku foli haptas për jetën profesionale dhe personale.
Siç dihet, aktoret luajnë role të ndryshme në teatër e projekte tjera të kinematografisë, ndër to Shengyli ka luajtur rolin e një prostitute.
Ajo tregoi se si gjatë shfaqjes së Faruk Begollit kishte qenë një person nga publiku që iu kishte afruar regjisorit duke i thënë se po e kërkonte atë “prostitutën” që flet çdo të enjte këtu (teatër) në çdo shtëpi publike dhe nuk po e gjente.
Begolli i kishte sqaruar atij se ky ishte teatër dhe se roli në fjalë nuk kishte të bënte aspak me jetën personale të saj.
Kjo nuk ishte e vetmja, Shengyli tha se pas disa roleve kishte pasur edhe mesazhe për t’u takuar me të.