Shembet rruga “Shtjefën Kurti” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Një pjesë e madhe e asfaltit në rrugën “Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur, duke krijuar një hapësirë të thellë dhe të rrezikshme për qarkullim. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një gropë të përmasave të mëdha, e cila ka dëmtuar dukshëm strukturën e rrugës dhe ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Lidhur me…

Lajme

29/03/2026 15:56

Një pjesë e madhe e asfaltit në rrugën “Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur, duke krijuar një hapësirë të thellë dhe të rrezikshme për qarkullim.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një gropë të përmasave të mëdha, e cila ka dëmtuar dukshëm strukturën e rrugës dhe ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Lidhur me këtë rast, është tentuar të merret një qëndrim zyrtar nga drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje.