Shefi ekzekutiv i Sassuolo flet për interesimin e Arsenal: Nuk ka asgjë rreth Scamacca, është rritur interesimi
Shefi ekzekutiv i Sassuolo, Carnevali ka komentuar situatën e lojtarit Scamacca.
Sport
Sulmuesi i Sassuolo, Gianluca Scamacca ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të fundit.
Një nga skuadrat që ka shfaqur interesim për të është Arsenali. Situatën e lojtarit e ka komentuar edhe shefi ekzekutiv i Sassuolo, Carnevali.
“Nuk ka asgjë konkrete për Scamacca, vetëm disa kontakte me klube”, ka thënë Carnevali për ‘Sky Sport’, transmeton lajmi.net.
“Sigurisht, pasi ka luajtur me kombëtaren e Italisë, interesimi është shtuar”, shtoi ai.
Interesim për lojtarin ka treguar edhe skuadrat më të mëdha italiane. Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Scamacca. /Lajmi.net/