SHBA: Nëntë të vdekur nga të shtënat në kishë
Nëntë vetë janë vrarë nga të shtënat në një kishë historike afrikano-amerikane në shtetin amerikan, Karolina Jugore. Autoritetet thanë se tetë persona ishin vrarë brenda kishës në qytetin Çarlston, mbrëmë vonë, ndërsa një tjetër ka vdekur më vonë. Një i plagosur gjendet në spital.
Bota
Policia tash është në kërkim të të dyshuarit, me moshë ndërmjet 20 dhe 30 vjeçar.
Duke i përshkruar këto të shtëna si “krim të urrejtjes”, shefi i policisë së qytetit, Gregory Mullen, tha se “është e pakuptueshme që dikush në shoqërinë e sotme do të hynte brenda në kishë, ku njerëzit luteshin dhe i vranë ata”, raporotjnw mediet amerikane.
Kjo kishë e shekullit të 19-të, është njëra nga objektet e kultit më të vjetra në Shtetet e Bashkuara.
Njëri nga themeluesit e saj ishte një lider i revoltës së dështuar të skllavëve në vitin 1822.