Shiroka-Pula takon Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka, i cili ishte i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti i tij. Damka e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin…

Lajme

29/10/2026 12:41

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka, i cili ishte i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti i tij.

Damka e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të saj.

Gjatë takimit, presidentja e ka uruar Damkën për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë, me ç’rast ka ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin institucional dhe përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e Kosovës.

Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit, duke theksuar përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë. /Lajmi.net/