SHBA i kërkojnë Putinit të ndalë destabilizimin e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë sot thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që ta ndalë destabilizimin e Ukrainës. Po ashtu, Washingtoni është shprehur i shqetësuar për “lëvizjet përshkallëzuese” gjatë fundjavës.

Bota

07/04/2014 19:37

“Ne i shohim ato si rezultat i rritjes së presionit rus ndaj Ukrainës”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, duke shtuar: “Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin dhe qeverisë së tij t’i ndalin përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës”, raporton AFP nga Washingtoni.