SHBA heq vizat për një vend të Ballkanit

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes.

Fun

24/10/2021 14:31

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur së fundmi të heqin vizat për të gjithë qytetarët nga Kroacia, shkruan lajmi.net.

Në njoftimin e ambasadës amerikane në Zagreb, mësohet se qytetarët e vendit ballkanik nga 23 tetori do të mund të udhëtojnë drejt SHBA pa iu nevojitur të aplikojnë për një vizë.

Sistemi i udhëtimit do të jetë i njëjtë si për shtetet e tjera që iu lejohet udhëtimi, duke iu lejuar qytetarëve të Kroacisë të udhëtojnë për në SHBA vetëm me pasaportë, mirëpo qëndrimi mund të zgjas vetëm deri në 90 ditë.

Pra, për sa kohë që nuk bëjnë shkelje të rregullores, të gjithë qytetarët kroat kanë të drejtë ta shfrytëzojnë këtë përparësi.

“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, shkruhet një njoftimin në Facebook të ambasadës së SHBA-së në Kroaci.

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes. /Lajmi.net/