Shaqiri uron Kosovën

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri nuk ka lënë pa e uruar Kosovën për gjashtë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ylli i gjigantit bavarez nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka uruar vendlindjen e tij. “Happy birthday KOSOVO”, shkroi Shaqiri në gjuhën angleze. Shaqiri vazhdimisht është shprehur krenar me…

Sport

17/02/2014 09:38

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri nuk ka lënë pa e uruar Kosovën për gjashtë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ylli i gjigantit bavarez nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka uruar vendlindjen e tij. “Happy birthday KOSOVO”, shkroi Shaqiri në gjuhën angleze.

Shaqiri vazhdimisht është shprehur krenar me Kosovën edhe pse mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Zvicrës.

Mesfushori në fundjavë shënoi dy gola në fitoren e Bayern Munichut ndaj Freiburgut me rezultat 4:0, mirëpo u dëmtua gjatë ndeshjes dhe do të mungojë për rreth dy javë, përfshirë duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit të mërkurën.