Shaqiri nuk agjëron gjatë Botërorit
Xherdan Shaqiri nuk do të agjërojë, derisa është i angazhuar me Përfaqësuesen e Zvicrës në Botëror, njëjtë si futbollistët tjerë shqiptarë që luajnë për Helvetikët.

Sport
Muaji i shenjtë i Ramazanit për myslimanë, është bërë temë e nxehtë së fundmi, duke u nxitur debate nëse futbollistët pjesëmarrës në Botëror do të agjërojnë apo jo.
Me këtë temë është marrë edhe e përditshmja amerikane “The New York Times”, e cila e ka përmendur listën e futbollistëve të fesë Islame, që po marrin pjesë në kompeticionin që po mbahet në Brazil, përfshirë këtu edhe futbollistin kosovar.
Sipas një zëdhënësit të ekipit helvetik, asnjëri nga futbollistët e Zvicrës nuk do të agjërojë derisa janë të angazhuar në Botëror, përfshirë këtu edhe Shaqirin dhe futbollistët tjerë shqiptarë të Zvicrës.
Pas Botërorit, Shaqiri pritet ta nis Ramazanin dhe t’i kompensojë ditët e humbura pas përfundimit të tij.