Shaqiri me shokë, shkëlqimi i Botërorit
Pas një cikli pa humbje në garë për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, Zvicra ka shpresa të mëdha se gjenerata aktuale e futbollistëve e përbërë nga talentë të mëdhenj si Xherdan Shaqiri, do të shkëlqejë në garën e vitit të ardhshëm në Brazil, shkruan AFP. Selektori gjerman Ottmar Hitzfeld ka paralajmëruar se do të pensionohet…
Sport
Pas një cikli pa humbje në garë për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, Zvicra ka shpresa të mëdha se gjenerata aktuale e futbollistëve e përbërë nga talentë të mëdhenj si Xherdan Shaqiri, do të shkëlqejë në garën e vitit të ardhshëm në Brazil, shkruan AFP.
Selektori gjerman Ottmar Hitzfeld ka paralajmëruar se do të pensionohet pas Botërorit 2014, por me punën e deritashme ka formuar një skuadër të fuqishme që ka filluar të dëshmojë kualitetet e saj.
Më i dalluari është 22-vjeçari Xherdan Shaqiri, i cili debutoi për ekipin senior të Zvicrës më 2010, duke i ndihmuar ekipit helvetik të harrojë tërheqjen e Alex Frei më 2011, edhe pse ai ishte golashënuesi më i mirë dhe idhull i tifozëve. Shaqiri ka shërbyer shkëlqim i cili i mungoi gjatë lojës zvicerane.
Frei, futbollist i Baselit, njësoj si Shaqiri para transferimit në Bayern Munich në verën e vitit të kaluar, u tërhoq nga Kombëtarja së bashku me Marco Strellerin, pas dështimit për kualifikim në Euro 2012.
Mirëpo, Zvicra u këndell shpejt dhe falë Shaqirit dhe yjeve të tjerë shqiptarë si Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi e Pajtim Kasami, të bashkuar me futbollistë të mirënjohur si Gokhan Inler e Stephan Lichtsteiner, kanë shkëlqyer në fushatën kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 duke siguruar pjesëmarrjen në Brazil 2014 dhe statusin e bartësit të grupit.
Për më tepër ekipi është në seri prej 14 ndeshjesh pa humbje – përfshirë miqësoret – dhe nuk do të jetë kundërshtar i lehtë për askënd në Brazil.