Shala: Të tregojmë kualitetet tona, të fitojmë ndaj Moldavisë
Herolind Shala është deklaruar para ndeshjes Kosovë – Moldavi.

Sport
Mesfushori ka thënë se Kosovës ndaj Sllovenisë i mungoi fati në fund, por ndaj Moldavisë kërkojnë fitoren.
“Të tregojmë kualitetet tona, ndaj Sllovenisë treguam kualitet, por nuk kishim fat në fund”, ka deklaruar Herolind Shala,
“Nesër luajmë në shtëpi, e dimë që Moldavia është një skuadër e vështirë, por duhet pasur besim te fitorja”./Lajmi.net/