Sfidat e NATO-s, kreu i operacioneve speciale: Të pakrahasueshme për Aleancën
Kërcënimet me të cilat përballet NATO po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura, por ato mbeten “të pakrahasueshme” për Aleancën. Kështu ka deklaruar gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, i cili mori të premten detyrën e kreut të operacioneve speciale të organizatës. “Janë kohë të vështira. Sfidat me të cilat përballemi ne dhe partnerët tanë po bëhen…

Bota
Kërcënimet me të cilat përballet NATO po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura, por ato mbeten “të pakrahasueshme” për Aleancën.
Kështu ka deklaruar gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, i cili mori të premten detyrën e kreut të operacioneve speciale të organizatës.
“Janë kohë të vështira. Sfidat me të cilat përballemi ne dhe partnerët tanë po bëhen më komplekse dhe më të ndërlidhura, por ato nuk krahasohen me unitetin dhe synimin që ndajnë vendet e NATO-s”, ka thënë gjeneral Grynkewich gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës në Mons të Belgjikës.
Grynkewich, që u caktua nga presidenti Donald Trump, u konfirmua nga Senati amerikan dhe u aprovua nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë ritmin e paraardhësit të tij, gjeneralit Christopher Cavoli, në transformimin e operacioneve të komandës së NATO-s.
“Aleatët janë gati të mbrojnë kombet tona dhe ne vetëm sa do të përmirësohemi”, ka thënë gjeneral Grynkewich.Komanda e operacioneve speciale, SACEUR, e drejtuar gjithmonë nga një gjeneral amerikan, është përgjegjëse për planifikimin dhe ekzekutimin e të gjitha operacioneve të NATO-s, përfshirë ato në rast se një vend anëtar sulmohet.
Alexus Grynkewich është me prejardhje bjelloruse. Paraardhësit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara në vitin 1899, për t’i shpëtuar pushtimit të atëhershëm rus.