“Setien nuk është trajneri që duam për të ardhmen”

Kandidati për president te skuadra e Barcelonës, Victor Font, ka folur për stolin e skuadrës.

Sport

11/07/2020 19:17

Zgjedhjet presidenciale mund të sjellin ndryshime të mëdha te skuadra e Barcelonës, dhe ato do të afektojnë edhe stolin e skuadrës.

Victor Font, kandidati për president, ka bërë të ditur se nëse ai fiton zgjedhjet, Setien nuk do të jetë me klubin.

“Setien është trajneri aktual i Barcës, kështu që ai meriton respektin dhe mbështetjen. Për mua personalisht ai është trajner që e kam pëlqyer, por nuk bën pjesë në planet për të ardhmen”, ka thënë Font, transmeton lajmi.net.

Por, a mund të jetë Xavi një nga emrat që merr drejtimin e skuadrës? Font ka përgjigje edhe për këtë.

“Absolutisht. Është e vërtetë që ai do të jetë trajner kur të vendos, kushdo qoftë president i Barcës, sepse Xavi është Barcelona dhe shpresa e tyre më e madhe”, ka shtuar Victor Font.

Kritikat për Bartomeu janë të mëdha dhe Font mund të jetë nga emrat që e rrëzon atë nga posti i presidentit të FC Barcelona. /Lajmi.net/