Sërish telashe me lëndime, Dembele lë fushën pas 25 minutave lojë
Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele vazhdon të ketë probleme me lëndimi. Vitet e para të francezit në ‘Camp Nou’ nuk ishin aspak të mira për të, shkak lëndimet e shumta. Kështu ndodhi pothuajse në secilin vit që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund drejt ‘Blaugrana’. Nën drejtimin e Xavi Hernandez dukej që Dembele po…
Sport
Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele vazhdon të ketë probleme me lëndimi.
Vitet e para të francezit në ‘Camp Nou’ nuk ishin aspak të mira për të, shkak lëndimet e shumta.
Kështu ndodhi pothuajse në secilin vit që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund drejt ‘Blaugrana’.
Nën drejtimin e Xavi Hernandez dukej që Dembele po këndellej nga lëndimet, por vazhdojnë ta ndjekin.
Ai u lëndua pikërisht sot në ndeshjen e xhiros së 18 në La Liga, kundër Girona.
Francezi la fushën më herët, pasi u largua në minutën e 25 sepse nuk arriti të vazhdojë më tej.
Në vend të tij hyri në lojë magjiku, Pedri.
Mbetet të shihet nëse do mungojë gjatë ylli francez, apo ishte vetëm një dëmtim i lehtë.
Kujtojmë që ndeshja Girona – Barcelona vazhdon të jetë 0:0./Lajmi.net/