Sërish ndryshon moti, rënie drastike e temperaturave nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do të shoqërohen me reshje të shiut dhe borës.
Lajme
Tutje, IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 3 gradë celsius ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 8 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.
Më tej, tregohet se kushtet agrometeorologjike nuk do të jenë të mira, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës.
Komunikata e plotë:
Vendi ynë do të ndikohet nga masat eajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë barike do të krijoj kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore. Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira , por jo edhe kushtet agrometeorologjike , pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës ( të hënën dhe ditën e marte). /Lajmi.net/