Sergio Perez në terapi rehabilitimi pas aksidentit në Grand Prix të Kanadasë

Piloti i Red Bull, Sergio Perez ka pësuar një lëndim.

Sport

22/06/2022 13:03

Meksikani Perez pësoi një aksident në kualifikueset e Grand Prix të Kanadasë, ku si pasojë mbeti prapa në nisjen e garës.

Më pas, në garën e Kanadasë, piloti pati një problem me bolidin dhe e mbylli garën para kohe. Por, këtu nuk ndalen problemet.

Përplasja në kualifikuese ka bërë që Sergio Perez të ketë një lëndim në qafë, përcjell lajmi.net.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se anëtari i Red Bull është në një proces rehabilitimi.

Ai pritet të jetë gati për garën e ardhshme, në Silverstone. /Lajmi.net/