Serbia po i maltreton mërgimtarët , pritje deri në 6 orë në pikat kufitare

Kolona të gjata në pikat kufitare janë shkaktuar edhe sot.

Lajme

15/08/2019 10:44

Bashkatdhetarët të cilët tani po kthehen nga pushimet në vendet ku jetojnë, po detyrohen të presin me orë të tëra, shkruan lajmi.net.

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, bën të ditur se në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat në dalje janë të gjata deri në 1 mijë metra dhe pritja është më shumë se dy orë.

Më vështirësi, ka pika e kalimit në Merdare ku pritjet po zgjasin deri në gjashtë orë, ndërsa kolona është 1 mijë e 200 metra.

Situatë më e mirë nuk është as në Jarinje, qytetarët po presin deri në tri orë, për të kaluar këtë pikë kufitare.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e ka fajësuar palën serbe se nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit për lëvizjen e lirë, dhe po i shkakton këto vonesa. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Kosova fajëson Serbinë për pritjet e gjata nëpër pikat kufitare