Serbia e motivon Shqipërinë

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka deklaruar se Serbia do të shërbejë motivim shtesë për futbollistët e ekipit kuqezi, në kualifikime për Euro 2016. Shqipëria është tërhequr në Grupin I së bashku me Portugalinë, Serbinë, Danimarkën dhe Armeninë, kurse sa herë që njëra nga ekipet do të jetë e lirë, ajo do të luajë miqësore…

Sport

24/02/2014 15:34

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka deklaruar se Serbia do të shërbejë motivim shtesë për futbollistët e ekipit kuqezi, në kualifikime për Euro 2016.

Shqipëria është tërhequr në Grupin I së bashku me Portugalinë, Serbinë, Danimarkën dhe Armeninë, kurse sa herë që njëra nga ekipet do të jetë e lirë, ajo do të luajë miqësore kundër nikoqirit të garës, Francës.

“Emri i Serbisë i motivon më shumë futbollistët, por me rëndësi është të luajmë futboll”, deklaroi Cana për emisionin Zona Gol, transmeton Supersport.

Skuadra e selektorit Gianni de Biasi do të ketë punë shumë të vështirë për të siguruar kualifikimin, ose së paku barazhin. Dy ekipet e para nga grupi kualifikohen direkt, kurse e treta do të luajë në barazh.

Por, duke pasur parasysh kualitet e kundërshtarëve, Shqipëria do ta ketë mjaft problem, dhe këtë e ka pranuar edhe De Biasi.