Serbia dërgon kërkesë për ekstradimin e Tomor Morinës
Serbia ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut, ekstradimin e Tomor Morinës.

Lajme
Ministria e Drejtësisë së Serbisë i ka paraqitur kërkesë Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Tomor Morinës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmi është publikuar nga agjencia e lajmeve “Tanjug”, duke u thirrur në burime nga Ministria, përcjell lajmi.net.
Morina u arrestua javën e kaluar nga policia maqedonase, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë.
Ndërkohë që dje, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, kishte refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/