Serbi tenton t’ia marr bajrakun kolonës së dasmorëve shqiptarë në Graçanicë
Policia e Kosovës ka raportuar se një i dyshuar serb është arrestuar.

Lajme
I njëjti është kapur nga policia për shkak të nxitjes së përçarjes dhe mos-durimit.
Ai ka tentuar t’ia marrë flamurin një kolone dasmorësh dhe më pas është arrestuar nga policia.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti ka tentuar tu merr flamurin një kolone dasmorësh. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/