Selmanaj për vendosjen e pajisjes përgjuese në veturën e Vehbi Kajtazit: Diktatura brina nuk ka
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar në lidhje me vendosjen e një GPS-it në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e quajtur atë si akt diktatorial. Selmanaj në një postim në Facebook ka kërkuar që kjo vepër të hetohet në detaje dhe nëse konfirmohet që është vepër e shefit të AKI-së…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar në lidhje me vendosjen e një GPS-it në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e quajtur atë si akt diktatorial.
Selmanaj në një postim në Facebook ka kërkuar që kjo vepër të hetohet në detaje dhe nëse konfirmohet që është vepër e shefit të AKI-së atëherë duhet të dorëhiqen.
“Duhet në mënyrë urgjente, njësitet hetuese të policisë dhe forenzikes ta konfirmojnë se kush është blerësi dhe poseduesi i paisjes përgjuese të gjetur në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi.” Nëse kjo konfirmohet, atëherë dorëheqja dhe përgjegjësia penale e Shefit dhe Kryeinspektorit të AKI-së, është më se urgjente, ka shkruar Selmanaj.
Tutje Selmanaj ka kërkuar hetim edhe nga Prokuroria Speciale.
“Po ashtu duhen hetime të thella nga Prokuroria Speciale, duke mos përjashtuar edhe nivelin politikë.” shtoi tutje ai.
Selmanaj shtoi se “përgjimi dhe internimi përmes mjeteve parapolitike janë metoda të vendeve me logjikë jo demokratike, bolshevike dhe diktatoriale”./Lajmi.net/