Sekuestrohen mijëra doza të vaksinave false kundër COVID-19 në Kinë dhe Afrikë të Jugut

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të vaksinave të falsifikuara kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arrestime, thotë Interpol.

Bota

03/03/2021 21:55

Në Kinë, policia bëri 80 arrestime në një fabrikë që pretendohet se bënte vaksinë false, ku u gjetën të paktën 3,000 doza.

Tre shtetas kinezë dhe një zambian u arrestuan në një depo në Gauteng, Afrika e Jugut, ku u zbuluan ampula që përmbajnë 2400 doza. Nuk është e qartë kur ndodhën saktësisht arrestimet, raporton BBC.

Në deklaratën e së mërkurës, Interpol tha se po merrte gjithashtu raporte rreth sasive të tjera të rreme të vaksinave.

Ndryshe, pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 2.5 milionë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar gati 115 milionë njerëz, sipas një vlerësimi të Universitetit Johns Hopkins.

Duke njoftuar çmontimin e rrjetit të dyshuar të vaksinave të rreme, Interpol theksoi se asnjë vaksinë e aprovuar nuk ishte “aktualisht në dispozicion për shitje në internet”.