Sekretari i NATO-s: KFOR-i i gatshëm të reagojë ndaj zhvillimeve në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se përkushtimi i Aleancës për paqen dhe sigurinë në Kosovë mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. I pyetur për mundësinë e trazirave pas vendimit, Rutte ka thënë se KFOR-i është në Kosovë për të kontribuar…

Lajme

16/09/2026 08:37

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se përkushtimi i Aleancës për paqen dhe sigurinë në Kosovë mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

I pyetur për mundësinë e trazirave pas vendimit, Rutte ka thënë se KFOR-i është në Kosovë për të kontribuar në stabilitet dhe paqe.

Ai ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të vlerësojë përbërjen dhe dislokimin e trupave të KFOR-it, në mënyrë që misioni t’i përshtatet situatës së sigurisë në terren.