Seedorf favorizon Atleticon

Ish mesfushori holandez, Clarence Seedorf thotë se Atletico Madrid është favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Sport

22/04/2015 11:25

Clarence Seedorf ka thënë se Real Madrid ka vetëm 45 për qind të mundësisë së kualifikimit në ballafaqim me Atletico Madridin në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat barazuan 0:0 në duelin e parë javën e kaluar në Vicente Calderon.

Dhe, Seedorf beson se tani Atletico është në avantazh.

“Rezultati 0:0 ishte më i mirë për Atleticon”, deklaroi Seedorf për “Goal”.

“Tani është 55:45 në favor të Atleticos”, u shpreh ai.