Seanca thirret sërish për në ora 14:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot. Kjo është bërë edhe zyrtarisht e ditur nga Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media. Seanca pritet të vazhdoj në ora 14:00, derisa kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu në ndërprerje të seancës nuk saktësoi orën e vazhdimit të seancës. Përgjatë ditës së sotme në…

Lajme

11/09/2026 12:51

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot.

Kjo është bërë edhe zyrtarisht e ditur nga Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media.

Seanca pritet të vazhdoj në ora 14:00, derisa kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu në ndërprerje të seancës nuk saktësoi orën e vazhdimit të seancës.

Përgjatë ditës së sotme në Kuvend u arrit që vetëm të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e VV-së, e që është Ardian Gola.

Gola u votua edhe nga partitë e tjera që janë PDK dhe LDK, derisa Aleanca nuk janë paraqitur as sot në Kuvend.

Ndërsa seanca e sotme u ndërpre pasi e propozuara e PDK-së, Vlora Çitaku nuk u votua për nënkryetare.

Ajo mori vetëm 41 vota për, e kësisoj nga PDK-ja lëshuan sallën e Kuvendit. Pas kësaj kreu i PDK-së, Bedri Hamza njoftoi se PDK-ja s’do të marrë pjesë në seancat e thirrura nga Kuvendi i Kosovës./Lajmi.net/