Seanca për konstituimin e Kuvendit, Abdixhiku mbërrin në sallë me Osmanin e Gurin

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të vazhdojë nga ora 10:00, ende nuk ka nisur. Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve, si pika e fundit për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit. Në sallën e Kuvendit ka arritur edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga deputetët Vjosa…

Lajme

13/09/2026 10:33

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të vazhdojë nga ora 10:00, ende nuk ka nisur.

Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve, si pika e fundit për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në sallën e Kuvendit ka arritur edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga deputetët Vjosa Osmani dhe Paris Guri.

Seanca pritet të nisë pas mbërritjes së deputetëve dhe përfundimit të përgatitjeve për vazhdimin e saj. /Lajmi.net/