Seanca për Ballukun në Kushtetuese, SPAK: Pezullimi, masë e përkohshme, rrezikohej helmimi i provave

Prokuroria e Posaçme është shprehur kundër kërkesës së kryeministrit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Prokurori i SPAK gjatë gjatë seancës në Kushtetuese se nuk ka një konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit. “Nuk konstatohet ekzistenca e një konflikti kompetencash. Nuk ka një ndërveprim mes Gjykatës dhe Kryeministrit.…

Lajme

22/01/2026 14:09

Prokuroria e Posaçme është shprehur kundër kërkesës së kryeministrit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Prokurori i SPAK gjatë gjatë seancës në Kushtetuese se nuk ka një konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit.

“Nuk konstatohet ekzistenca e një konflikti kompetencash. Nuk ka një ndërveprim mes Gjykatës dhe Kryeministrit. Marrëdhënia e pretenduar nga kryeministri buron nga Kushtetuta dhe nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. A ka konflikt konkret mes GJKKO dhe kryeministrit? Kushtetuesja e ka argumentuar se çdo organ ka kompetencat e veta”, tha përfaqësuesi i SPAK.

Sipas tij “Masat e sigurimit janë të ankimueshme dhe ekziston një procedurë e plotë ankimi në gjykatën e apelit dhe Gjykatën e Lartë. Pretendimi se pezullimi i zv.kryeminsitrit dhe ministrit të Infrastrukturës ka penguar funksionimin normal të Këshillit të Ministrave ose kompetencat e Kryeministrit, nuk qëndron. Është fakt që masa ndaluese prek vetëm individin dhe nuk ndalon funksionimin e institucionit ashtu siç lejon Kushtetuta për rastet e mungesës së përkohshme të ministrit. Masat e pezullimit kanë natyrë të përkohshme dhe janë të nevojshme për të siguruar vijimin e hetimit penal dhe nuk shkakton pasoja të pariparueshme. Prokuroria e Posaçme i qëndron qëndrimit të saj se kërkesa e kryeministrit në tërësinë e saj nuk duhet të pranohet”.

Ndërsa Prokurorja e SPAK u shpreh se “Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë. Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat.”

“SPAK i ka kërkuar masat shtrënguese e ndaluese në përputhje me rrethanat që kanë ekzistuar në atë moment duke i garantuar si proporcionale për vazhdimin e hetimit. Në atë moment, SPAK e GJKKO ka konkluduar se nëse e hetuara do të vazhdonte të ushtronte funksionin e saj, ishte rreziku potencial më i lartë që ajo të vazhdonte të kryente vepra të tjera penale të të njëjtit lloj sepse do të vazhdonin të zhvilloheshin procedura të tjera prokurimi që do të dyshoheshin që nga e hetuara të mos respektohej ligji, do të ekzistonte në mënyrën më potenciale rreziku për të helmuar provat sepse pjesa dokumentare administrohej nga institucionet që kishte në varësi, nëpunësit publikë ishin vartës të saj, kontakti do ishte më evident”, u shpreh prokurorja Bejko./TCh/