Seanca gjyqësore të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, nis deklarimi i Kushtrim Kokallës
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Procesi gjyqësor po zhvillohet në prani të palëve, ndërsa pritet që gjatë seancës të paraqiten dëshmi dhe deklarime lidhur me rastin që ka tronditur opinionin publik, transmeton lajmi.net. Të parët që…
Lajme
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Procesi gjyqësor po zhvillohet në prani të palëve, ndërsa pritet që gjatë seancës të paraqiten dëshmi dhe deklarime lidhur me rastin që ka tronditur opinionin publik, transmeton lajmi.net.
Të parët që kanë filluar janë mbrojtja e Kushtrim Kokallës.

Në seancat e mëparshme, të akuzuarit kanë dhënë versionet e tyre për ngjarjen, duke përshkruar rrethanat para dhe pas incidentit. Dëshmitë e tyre kanë përfshirë detaje mbi lëvizjet dhe komunikimet në ditën kritike.
Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku mbeti e vrarë Liridona Ademaj.
Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve në procedurë./lajmi.net/
