Së shpejti pritet të hyjë në prodhim Lotus Evija me 2,000 kuaj fuqi
Vetëm 130 makina nga ky edicion i limituar, do të dalin nga prodhimi.
Auto & Tek
Gjatë viteve të fundit, ka pasur shumë variante të Lotus Evora, por nuk ka pasur ndonjë model tërësisht të ri, që kur u lansua Evora në vitin 2009, transmeton Telegrafi. Tani që Geely e ka marrë përsipër kompaninë, gjërat pritet të ndryshojnë.
Vitin e kaluar, Lotus e ka befasuar industrinë e automobilizmit, kur njoftoi për modelin Evija me 2,000 kuaj fuqi, që do ta sjellë së shpejti. Në këtë formë, kjo është makina komerciale më e shpejtë, që është prodhuar ndonjëherë.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për tre sekonda, derisa arrin shpejtësi maksimale deri në 321 kilometra në orë. Megjithëse është thënë se do të lansohet së shpejti, janë bërë shtatë muaj, deri nga kohë kur u bë ky njoftim.
Por, tashmë duket se gjithçka është gati dhe Lotus do të nisë prodhimin e Evija, sepse gjithçka është gati dhe pritet të lansohet gjatë verës.
Janë vetëm 130 njësi nga ky model, që do të dalin nga prodhimi, ndërsa të interesuarit për një makinë duhet të paguajnë dy milionë euro.