Së shpejti elektriciteti do të përcillet pa tela

Pas disa viteve, ju ndoshta nuk do të shqetësoheni për mbushjen manuale të telefonit tuaj ose për të paguar benzinë për veturën përsëri. Elektriciteti i Wiffi’së nuk është një koncept i ri – është demonstruar publikisht rreth 100 vjet më parë nga Nikola Tesla – por ka mbetur i pakuptueshëm që të aplikohet në gjëra…

Auto & Tek

16/03/2014 16:11

Pas disa viteve, ju ndoshta nuk do të shqetësoheni për mbushjen manuale të telefonit tuaj ose për të paguar benzinë për veturën përsëri.

Elektriciteti i Wiffi’së nuk është një koncept i ri – është demonstruar publikisht rreth 100 vjet më parë nga Nikola Tesla – por ka mbetur i pakuptueshëm që të aplikohet në gjëra komerciale.

Megjithatë, një ndërrmarje thotë se ata janë duke punuar për të ndryshuar atë, me një model biznesi që do të mund të bënte energji të zakonshme portative.

“Ne jemi duke bërë një energji pa përdorur asnjë llojë të telave”, tha Dr.Katie Hall, zyrtari më i lartë i teknologjisë në WiTricity.

“Unë nuk mund as të imagjinoj si do të ndryshojnë gjërat kur do të jetojmë në atë mënyrë”.

Një ekip i profesorëve zhvilluan atë që ata e quajnë “transferim i energjisë rezonante”, në të cilën një spirali i energjisë është në gjendje të transferojë pa tel energjinë elektrike në një paisje tjetër që përmbanë një grup të ngjashëm spiralesh të së njëjtës frekuencë.

Grupi ishte i pari që ishte në gjendje të demonstrojë këtë teknikë në vitin 2007, e cila çoi në formimin e WiTricity. Që atëherë, kompania ka kryer disa demonstrime publike, ku ata kanë përdorur teknologjinë e këtillë në bateri, drita LED dhe celularë.

“Ne nuk jemi në të vërtetë duke vendosur energjinë elektrike në ajër. Ajo që ne jemi duke bërë është se po vendosim një fushë magnetike në ajër”, tha Hall.

“Kur ju vendosni një paisje në atë fushë magnetike, ajo shkakton një fuqi në paisje, dhe për këtë arsye ju jeni në gjendje të transferoni rrymën”.

Elektriciteti i Wiffi’së, është konsideruar gjerësisht i sigurt, por WiTtricity dhe kompani të tjera që po ndërtojnë teknologji të njëjtë ende janë duke provuar të gjejnë rrugë më efektive për një trasnfer të elektricitetit në distanca më të gjata.

Kompani të tjera janë duke ndërtuar paisje për këtë lloj elektriciteti gjithashtu. Për shembull, në shkurt, Toyota njoftoi se ka filluar testimi i një stacioni ri-mbushës me wireless për makinat e saj të cilat do të mund të mbusheshin me këtë elektricitet afër zonave të parkimit të cilat ofrojnë këtë shërbim.

Giles thotë se në qoftë se nuk ekziston ndonjë pengesë gjatë transferimit të elektricitetit në distanca më të mëdha, atëherë elektriciteti me wiffi do të zëvendësonte shumë shpejt ato me kabllo. Dhe pasi teknologjia është e zhvilluar, prodhuesit më pas do të duhet të instalojnë paisje të cilat lejojnë transferimin elektrik pa tel.

Kjo jo vetëm se do të krijonte një hapsirë më të mirë të përcjelljes së elektricitetit, por potencialisht do të mund të ulte nivelin e ndotjes, duke eliminuar nevojën për bateri.

Është vlerësuar se qindra mijëra bateri në SHBA nxirren jashtë përdorimit çdo vit dhe hidhen jashtë.

Giles thotë se 50% e efikasitetit të tanishëm të transferimit të energjisë pa tel, kalon në masë të madhe aftësinë e baterive standarde komerciale.

Hall thotë se projekti tjetër i madh për kompaninë e saj është që të prodhojë teknologji mjekësore dhe të zhvillojë një pompë zemre që rimbushet pa kabllo.