Sërish aksident në vendin e njëjtë në Hajvali, kërkohet intervenimi i Komunës dhe Ministrisë

Nuk ka javë ndoshta që në këtë vend në Hajvali nuk shkaktohet ndonjë aksident trafiku. Edhe sot, para pak minutash, në po këtë lokacion, afër restorant “Oda”, dy vetura janë përfshirë në një aksident.

Lajme

31/05/2021 14:30

Nuk duket të ketë shumë të lënduar, por dëmet materiale janë evidente.
jo gjithmonë aksidentet në këtë vend janë të lehta dhe përfundojnë pa të lënduar.
Rrjedhimisht, edhe shqetësimi i banorëve të Hajvalisë është rritur me të drejtë. Hajvalia kërkon nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës që të intervenojnë urgjentisht në këtë magjistrale nga Gorenja deri në Graçanicë, për ta bërë katër trakëshe, me trotuare, ndriçim dhe shtigje për biçikleta.