Bogujevci pret ambasadorin italian, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në kulturë dhe turizëm
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit. Sipas njoftimit, në takim është folur për projektet aktuale dhe për mundësitë e zhvillimit të iniciativave të reja që…
Lajme
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
Sipas njoftimit, në takim është folur për projektet aktuale dhe për mundësitë e zhvillimit të iniciativave të reja që synojnë avancimin e këtyre sektorëve me rëndësi për Kosovën.
Ministrja Bogujevci ka falënderuar ambasadorin Antonini për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në zhvillimin kulturor të Kosovës, duke vlerësuar rolin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Nga ana e tij, ambasadori italian ka uruar ministren për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Italisë për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Në fund të takimit, të dy palët janë pajtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore dhe turistike ndërmjet Kosovës dhe Italisë. /Lajmi.net/