Befason Reshitaj: Vjosa Osmani mund të rikthehet në garë për presidente

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka deklaruar se ish-presidentja Vjosa Osmani mund të jetë sërish pjesë e garës për zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas Reshitajt, aktualisht në garë janë dy kandidate, ndërsa ajo ka përmendur edhe mundësinë që nga radhët e LDK-së të dalë një kandidaturë e re. “LDK ka treguar nënshkrimet…

Lajme

28/04/2026 13:22

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka deklaruar se ish-presidentja Vjosa Osmani mund të jetë sërish pjesë e garës për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas Reshitajt, aktualisht në garë janë dy kandidate, ndërsa ajo ka përmendur edhe mundësinë që nga radhët e LDK-së të dalë një kandidaturë e re.

“LDK ka treguar nënshkrimet dhe ka thënë që është e gatshme për të qenë pjesë e zgjedhjes së presidentit dhe të vijnë në sallë. Tashmë i kemi dy kandidate për presidente. Gjithashtu kam dëgjuar që nga LDK është e mundur të jetë kandidate ish-presidentja Vjosa Osmani”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka theksuar se pret reflektim nga partitë opozitare që të marrin pjesë në proces dhe të kontribuojnë në zgjedhjen e presidentit, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm institucional për vendin. /Lajmi.net/