S’do koment, Vinicius Junior shënon supergol ndaj Manchester Cityt

Skuadra e Real Madridit ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League. Golin e epërsisë në minutën e 36’të e shënoi anësori i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior, shkruan Lajmi.net Vini shënoi një gol tejet të bukur nga distanca pas asitit nga Camavinga. Kujtojmë që skuadra e…

Sport

09/05/2023 21:40

Skuadra e Real Madridit ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League.

Golin e epërsisë në minutën e 36’të e shënoi anësori i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior, shkruan Lajmi.net

Vini shënoi një gol tejet të bukur nga distanca pas asitit nga Camavinga.

Kujtojmë që skuadra e Manchester Cityt ishte duke e dominuar ndeshjen, por Real Madridi me një gol “hesht” kundërshtarët në “Santiago Bernabeu”.